Përkthime të kësaj faqeje

GNU Nuk është Unix!

[image of the Head of a GNU]

Lirisht si tek Liri

Mirësevini tek serveri web i Projektit GNU, www.gnu.org. Projekti GNU zë fill më 1984 me synim zhvillimin e një sistemi operativ të plotë, të ngjashëm me  Unix, i cili është "software" i lirë: sistemi GNU. (GNU është shkurtim i "GNU Nuk është Unix"; dhe shqiptohet "g-n-u".) Variante të sistemit operativ GNU, të cilët përdorin bërthamën Linux, janë tashmë të përdorur gjerësisht; edhe pse këtyre sistemeve u referohen shpesh si "Linux", janë të quajtur më drejtë  sisteme GNU/Linux.

Ky është po ashtu edhe "web site"-i për Free Software Foundation (FSF). FSF është sponsori organizator kryesor i Projektit GNU. FSF merr shumë pak fonde prej korporatash apo fondacionesh huadhënës a dhurues. Mbështetemi në ndihmën prej individësh të ndryshëm si ju të cilët mbështetin misionin e FSF-s për  ruajtjen, dhe përhapjen e lirisë së përdorimit, studimit, kopjimit, ndryshimit, dhe rishpërndarjes së programeve të kompjuterave, dhe për mbrojtjen e të drejtave të përdoruesve të "Programeve të Lirë". Vitin e shkuar, mbi 67% e fondeve tona të funksionimit ishin prej dhuruesish individualë. Kjo mbështetje e vazhdueshme është rruga parësore që ne të mundim të vazhdojmë punën tonë. Ju lutem shihni mundësinë e bërjes së një dhurimi sot, të bërët një Anëtar Shok i FSF-s, porositjes së një kopjeje të Free Software, Free Society, dhe/ose inkurajimit të shoqërisë suaj të bëhet një Korporatë Mbrojtëse e FSF-s.

FSF-ja mbështet lirinë e fjalës, shtypit, dhe shoqërimit në Internet, të drejtën për përdorim programesh kodimi për ndërlidhje vetiake, dhe të drejtën për të shkruar "software" të papenguar nga monopole privatë.

  Software
Projekte GNU
Drejtori Free Software
Shto te Drejtori
Free Software te Savannah
Licensa
Resurse Zhvilluesish
Ndihmë mbi GNU Software
  Dokumentacion
Dokumentacion GNU
Dokumentacion Tjetër
Manuale Online
GNU dhe Edukimi
Grupe Përdoruesish GNU
  Ndihmoni FSF-në!
Porosi
Dhurime
Anëtarësim Shok
Patronazh Korporate
Falënderime GNUs
  Vazhdimi
Vazhdimi
Pasqyra
Ç'është e Re
Ngjarje të Ardhshme
Filozofia e GNU-s
Folës të GNU-s
Informacion për Shtypin
Njoftime Shtypi
Brave GNU World

Kërkoni
Sitemap
Lidhje
Art
Zbavitje

Shkurt nga GNU

FSF do të mbajë konferencë shtypi rreth Licensës së Përgjithshme Publike dhe SCO versus IBM.

Gjykata norvegjeze e apelit mbështeti vendimin që DeCSS nuk është i paligjshëm dhe që   Jon Johansen nuk kreu krim duke e botuar atë. Ndryshe nga US and the BE, Norvegjia nuk i është përkulur trysnisë së industrisë "copyright" për të sistemuar teknologjitë dhe për të ndaluar  programet e lirë. Por këta do ta vazhdojnë trysninë--ndaj mbështesni Electronic Frontier Norway. Electronic Frontier Norway (EFN) ka krijuar një version Anglisht të faqes së tyre web rreth rastit të Jon Lech Johansen.

Për lajme të tjerë, si dhe për gjëra që kanë qenë në këtë ndarje Shkurt nga GNU, shihni Ç'është e Re në dhe rreth Projketit GNU.

Hidhuni në Veprim

Qytetarë të SHB: ju lutemi lidhuni me përfaqësuesit tuaj në Kongres për t'ju kundërvënë ligjit HR 3261, i cili do të vendoste një formë të re të drejtash kopjimi që mbulon fakte të cilët i gjeni në një bazë të dhënash. Këtë mund ta bëni në rrugë elektronike (shihni lidhjen e mësipërme), por dërgimi i një mesazhi si letër ka pasojë më të madhe.

Në Europë: Vota e Parlamentit Europian kundër patentash mbi "software" nuk është vendimi përfundimtar. Kemi nevojë të vazhdojmë trysninë për të siguruar një fitore përfundimtare në Europë. Ju lutemi bashkohuni me ne dhe ndihmoni.

Qytetarë të SHB: Ju lutemi nënshkruani si Peticionin Kundër Pantentash "Software" ashtu edhe Peticionin Anti-DMCA. Ju lutemi vizitoni http://www.eff.org dhe ndihmoni t'i qëndrohet fushatës së shoqërive të medias për vendosje kufizimesh mbi atë çka mund të bëjë kompjuteri juaj.

Pjesmarrje afatgjatë: Do të donim këshillat tuaja rreth paketash "free software" që mund të shtoheshin te  Drejtoria e "Free Software". Ju lutem shihni atje për paketat tuaja "free software" të parapëlqyera, dhe nëse një prej tyre nuk gjendet, ju lutemi këshillojeni. Ju lutemi na dërgoni me email emrin e paketës dhe URL-në se ku mund të gjendet. Mundet gjithashtu të ndihmoni më tej në skicim zërash me të cilët mund të fillonim.


Përkthime të kësaj faqeje:
[ ar | az | bg | bs | ca | cn | cs | da | de | el | en | es | fa | fi | fr | he | hr | hu | id | it | ja | ko | nb | nl | nn | pl | pt | ro | ru | sr | sq | sv | th | tl | tr | uk | vi | zh ]